Lakers marrin fitoren e dytë radhazi ndaj San Antonio, LeBron shënon 39 pikë

Los Angeles Lakers kanë filluar të gjejnë ritmin e tyre, duke marrë tashmë edhe një fitore të dytë radhazi kundër San Antonio Spurs. Skuadra e LA Lakers ka fituar për të dytën herë në udhëtim kundër SAS, me rezultatin 143:138, shkruan lajmi.net. ‘Mbreti’ James ishte i pakapshëm në këtë ndeshje. Ai shënoi numrin më të…

Sport

27/11/2022 08:24

Los Angeles Lakers kanë filluar të gjejnë ritmin e tyre, duke marrë tashmë edhe një fitore të dytë radhazi kundër San Antonio Spurs.

Skuadra e LA Lakers ka fituar për të dytën herë në udhëtim kundër SAS, me rezultatin 143:138, shkruan lajmi.net.

‘Mbreti’ James ishte i pakapshëm në këtë ndeshje. Ai shënoi numrin më të lartë të pikëve për këtë edicion në aspektin personal, duke kontribuuar me 39 pikë.

Po ashtu, James shtoi edhe 11 kërcime, tri asistime, një bllokadë dhe një top të vjedhur.

Dennis Schroder bëri po ashtu ndeshje të mirë, me 21 pikë e gjashtë asistime.

Pikë dyshifrore realizuan edhe Lonnie Walker (19), Austin Reaves (16), Wenyen Gabriel (15) dhe Russell Westbrook (11).

Te Spurs u dallua Keldon Johnson me 26 pikë të shënuara. /Lajmi.net/