Lakers – Celtics: Davis kthehet sonte në parket

Los Angeles Lakers kanë marrë një lajm mjaft të mirë para ndeshjes me Boston Celtics.

Sport

20/01/2020 20:25

Sonte në orët e hershme të mengjesit (sipas kohës sonë) do të luhet klasikja e NBA, Lakers – Celtics.

Lakers futen në këtë ndeshje me një formë të lartë, dhe synojnë të ‘shkelin’ edhe rivalin jetik nga Boston.

Para ndeshjes, Lakers kanë mësuar një lajm jashtëzakonisht të mirë, lidhur me yllin e skuadrës, Anthony Davis.

Miker Trudell, reporteri i Lakers, bën të ditur se Davis do të jetë i gatshëm për lojë sonte, transmeton lajmi.net.

Anash LeBron James, AD ka qenë lojtari me rëndësin më të madhe te skuadra nga LA. Rikthimi i tij është ndihmë e madhe për ‘verdh e violat’. /Lajmi.net/