LajmiVOX/Qytetarët fajësojnë qeverinë dhe opozitën për mos-liberalizim të vizave (Video)

Qeveria dhe opozita vazhdojnë ta fajësojnë njëra-tjetrën për mos-liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës.

Lajme

15/02/2017 10:25

Ditë më parë, kryeministri i vendit Isa Mustafa deklaroi se kushti i vetëm për liberalizim ka mbetur demarkacioni me Malin e Zi dhe për shkak të lirisë së lëvizjes kjo marrëveshje duhet të kalojë.

Mirëpo përveç opozitës, edhe disa nga deputetët e pozitës që nuk po e pranojnë versionin aktual të demarkacionit.

Për rubrikën LajmiVOX, qytetarët janë shprehur të zhgënjyer ndaj gjitha subjekteve politike.

“Me pas kon udhëheqësit e mirë kish pas liberalizim. Më parë iu kanë taku vizat kosovarëve se Serbisë, Maqedonisë e Kroacisë ne nuk kemi luftuar në Beograd ne e kemi mbrojtur shtetin tonë”, ka thënë një qytetar.

“Qeveria normal sepse votat i kanë çka tash”.

Një tjetër qytetar ka thënë se opozita i ka fajet pasi sipas tij është më e keqja.

“Kjo opozitë është ma e keqja, asnjë subjekt nuk është më në nivelin e duhur”.

“Unë nuk i kam fajet”, është shprehur një tjetër qytetar./Lajmi.net/