LajmiVOX: ‘Termokosi’, disa qytetarë i ngrohë shumë e disa i mërdhinë (Video)

Ngrohtorja e qytetit “Termokos” ka filluar sezonin e ngrohjes ashtu siç ishte paraparë më 15 tetor.

Lajme

19/10/2016 17:29

Afro 13 mijë konsumatorë do të kenë mundësi për furnizim me ngrohje. Përndryshe, çmimi për ngrohje vazhdon të jetë 1 euro për metër katror.

Temperaturat këtyre ditëve kanë rënë, disa qytetar të lagjes “Dardani”, në Prishtinë për rubrikën tonë të përditshme LajmiVOX  kanë thënë se ngrohtorja e qytetit nuk po funksionon siç duhet, e ndërsa disa të tjerë kanë thënë se gjithçka është në rregull.

Ndërsa sa i përket çmimit thonë se në këtë vite është premtuar një zbritje.

“Për ngrohje në këtë vit janë shumë mirë. N ë hyrjen ku jam unë është rregulluar dhe gjithçka po funksionon mirë. Unë ju kam than se nëse nuk rregullohen nuk kemi mi kryer obligimet. Në vitin e kaluar ka qen shumë ftohtë e në këtë vit po duket më mirë”, tregoi një qytetar.

“Kemi nxehje është lëshuar me datën 15 tetor, çmimet janë reale. Jemi të kënaqur me ta”, tha një qytetar

“Herë nxeh e herë nuk nxehje.  Tash sa isha te “Termokos” dhe u ankova. Na premtuan se do të rregullohet. Dy dit ka pas e sot nuk ka. Çmimet janë të larta. Nëse nuk rregullohet diçka duhet me bërë”, tregoi një banor i lagjes “Dardania”.

“Për momentin nxehja është shumë mirë. Aq shumë po ngrohin jam detyruar me i ndal gjysmën”, tha një banore e lagjes “Dardania”.

“Ngrohjen e kanë leshu, gjithçka është mirë”, tha një qytetar. /Lajmi.net/