LajmiVOX/ Qytetarët: Politikanët, fajtorë për izolimin e kosovarëve (Video)

Demarkacioni dhe krimi i organizuar janë dy kritere të cilat kanë mbetur të paplotësuara nga Kosova e që janë kusht për liberalizim të vizave.

Lajme

01/03/2017 09:01

Qeveria e Kosovës është duke insistuar në ratifikim e demarkacionit duke thënë se nëse kalon kjo çështje atëherë kosovarët do të marrin dritën e gjelbër për lëvizje të lirë.

Mirëpo qytetarët nuk shprehen më aq entuziast për vizat.

Për rubrikën LajmiVOX, disa prej qytetarëve kanë fajësuar të gjithë klasën politike por ke pasur edhe të atillë që nuk thonin se kush është përgjegjës.

“Faji është i atyre që janë me numra më të mëdhenj në qeveri”, ka thënë një qytetar.

“Këto kritere nuk i janë dhënë askujt në Evropë përpos neve”, është shprehur një tjetër.

Një tjetër ka treguar se nuk jeton në Kosovë dhe nuk i intereson çështja e vizave.

“I kemi bo vjet tash nuk po na interesojnë më as vizat”, ka thënë një i moshuar./Lajmi.net/