LajmiVOX: Qytetarët: Me tërë këta veteranë do ta kishim pushtuar Serbinë! (Video)

Qeverisë së Kosovës i ka dal problem i madh me pagesat e pensioneve te veteranëve të UÇK-së. Krejt kjo, pasi siç janë shprehur zyrtarë të qeverisë numri i veteranëve që janë pranuar në lista ka tejkaluar parashikimet buxhetore, pasi numri i veteranëve është dyfishuar.

Lajme

14/10/2016 18:03

Madje veteranët mund të mbesin pa pensionet e tyre që nga viti i ardhshëm pasi nga buxheti i Kosovës nuk ka para.

E për të bërë një zgjidhje të përkohshme Qeveria e Kosovës, ka ndarë rreth 1 milion e 600 mijë euro nga fondi i rezervave shtetërore.

Ndërsa edhe qytetarët shprehen se problemet me veteranet kanë ardhur si pasojë e listave të fryra të veteranëve.

“Listat nuk janë reale. Në ato lista ka njerëz që nuk e kanë dit se çka është lufta. Po të kishim ushtar të UÇK-së sa ka veteran do të kishim marrë Evropën e jo Serbinë. Po te na po ndodh gjithçka”, tha njëri qytetar.

“Është logjike se po të kishim mbi 45 mijë ushtarë ne e kishim marr edhe Serbin e Greqi. Këto janë vetëm gënjeshtra. Njerëzit që donë me përfituar prej këtij klani që i kanë bërë këto lista. Duhet me u vetëdijesuar organet e drejtësisë dhe me i ndërpre këto rrena e këto mashtrime. Këto klane mashtruese ekzistojnë te të gjitha subjektet politike”, u shpreh një qytetar.

“Po të kishim gjithë ata që janë në lista nuk kanë pas nevojë me ndërhy as Amerika e as askush. Ju lumtë  atyre që kanë luftuar por ka edhe nga ata që nuk kanë marr pjesë në luftë por i marrin benificionet”, tregon një qytetar.

“Ata i kanë bërë vet këto lista. I kanë marr nga 100 euro, edhe mua më kanë lut. As gjysma nuk janë veteran”.

“Mbi 40 mijë janë shumë diçka. Tash ja kanë vështirësuar edhe këtyre që kanë të drejt dhe që  kanë  luftuar për lirin e këtij vendi”, tha një qytetar për rubrikën lajmiVOX.