LajmiVOX: Qytetarët akuzojnë institucionet se s’po bëjnë mjaftueshëm për të pagjeturit (Video)

Në Kosovë edhe pas 17 viteve të pasluftës ende vazhdojnë të jenë 1670 persona të zhdukur nga lufta e fundit.

Lajme

10/11/2016 17:01

Edhe pse kanë kaluar gati 17 vjet që nga mbarimi i luftës në Kosovë, ende nuk dihet për fatin e rreth 1.670 personave, të cilët konsiderohen të zhdukur si viktima të luftës.

Familjarët e personave të zhdukur kërkuan vazhdimisht që të bëhet më shumë për ndriçimin e fatit të më të dashurve të tyre, pasi, siç thonë ata, deri tash ka munguar një vullnet politik që të lëvizte diçka në këtë drejtim.

Ata janë shprehur të pakënaqur me punën që është bërë deri tash nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare për zbardhjen e fatit të më të dashurve të tyre.
Ata disa herë kanë pohuar se kjo zvarritje është rezultat i mungesës së presionit ndërkombëtar, por edhe vendor, ndaj Serbisë në mënyrë që ajo të tregojë për vendndodhjen e të zhdukurve.

Është një mëkat i pafalshëm i qeveritarëve tanë për heshtjen e tyre edhe pas kaq shumë viteve për zbardhjen e fatit të një numri kaq të madh të të zhdukurve.
Edhe qytetarët e Prishtinës mendojnë nyejt si familjarët e personave të zhdukur. Ata në rubrikën LajmiVox thanë se duhet të bëhet më shumë për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

“Duhet shumë punë për me u gjet këta djem,vajza, pleq, gra e burra që janë vra. Mendoj që deri tash shumë pak është punuar në këtë drejtim”, tha një i ri nga Prishtina.

“Institucionet nuk kanë bërë asgjë. Ata vetëm gënjejnë. Në 1944 mi kanë marr serbët dy agallarët. Edhe sot e asaj dite unë mendoj që ata janë gjallë. Nuk ka më keq se me të humb diçka, ka të shkosh të shkojnë syt në të”, tha një qytetar.

“U tepruar më që 18 vite dhe asgjë”, tha një qytetar.

Nuk u bë asgjë deri tash. Dhe në këtë mënyrë siç janë duke u trajtuar nga institucionet ndoshta do të shkojnë edhe shumë vite dhe asgjë nuk do të dihet për fatin e të pagjeturve”, tha një qytetar.

“Mua ma merr mendja që për të pagjeturit nuk është bërë asgjë. Duhet me punuar më shumë se gjynah familjarët e tyre”, tha një qytetare. /Lajmi.net/