Lajmi.net me dizajn të ri

Vizitorë të nderuar të lajmi.net. Pas një kohe të gjatë të punës intensive, kemi kënaqësinë të ju lajmërojmë se faqja jonë nga sonte do të fillojë punën me dizajn dhe pamje krejtësisht të re.

Lajme

16/04/2014 20:02

Në dizajn të ri do të ketë ri-organizim të disa prej kategorive aktuale, si dhe do të shtohen edhe kategori të reja, në mënyrë që juve të ju mundësohet qasja në sa më shumë informacione.

Dizajni do të jetë i thjeshtë, modern, elegant dhe njëkohësisht mjaft praktik për ju si vizitorë.

Duke mos dashur që ta komentojmë shumë, ju ftojmë të qëndroni me lajmi.net, ku edhe do të mund të shihni pamjen e re dhe funksionet që do ju mundësohen në dizajnin e ri.

 

Me respekt,

Stafi i lajmi.net