Lajmi.net – Gazeta Blic, ndeshja hapëse e javës së 13-të në Media Ligë

Media Ligë rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së 13-të, që fillojnë nga ora 17:00.

Sport

07/12/2018 11:45

Sfida hapëse e kësaj jave, është ajo mes ekipit të Lajmi.net dhe Gazetës Blic.

Ndeshje për t’u veçuar në këtë xhiro është ajo mes lideres Epoka e Re dhe Gazetës Metro, ndërsa nuk bën të anashkalohet përballja mes Media Works dhe Kosova Press.

Çiftet e javës së 13-të në Media Ligë:

Lajmi.net – Gazeta Blic

Kallxo.com – Gazeta Zëri

Gazeta Metro – Epoka e Re

RTV Dukagjini – InfoKosova & Prishtina Post

RTK – Ora Info

Kosova Press – Media Works

Klan Kosova – Infokusi

D Plus – Telegrafi

Sponsorë të Media Ligë janë uji ‘Rugova’ dhe dyqani i veshmbathjeve sportive ‘Givova’./Lajmi.net/