Zyrtare: Shkarkohet ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani është shkarkuar sot nga kjo pozitë.

Lajme

05/09/2018 15:47

Zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Donjeta Gashi ka konfirmuar për lajmi.net se ministri Hasani është shkarkuar me kërkesë të partisë së tij, Nisma për Kosovën.

Kujtojmë se Bajram Hasani ishte emëruar në krye të kësaj ministrie pas nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëqeverisje mes koalicionit PAN dhe AKR-së.

Tani për tani NISMA udhëheqë me tri ministri, Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Ministrinë e Punës dhe të Mirëqenies Sociale./Lajmi.net/