LAJMI I FUNDIT: Shiten të gjitha biletat e ndeshjes Kosovë – Çeki

16:21 | 19 Gusht 2019

Janë shitur në një kohë rekord biletat e ndeshjes Kosovë – Çeki.

Pa kaluar as 15 minuta, tifozët e futbollit në Kosovë kanë blerë të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë – Çeki, e vlefshme për kualifikimet për Euro 2020.

‘Dardanët’ më 7 shtator në ‘Fadil Vokrri’ presin Çekinë, dhe në këtë ndeshje pritet të ketë mbështetje të madhe nga tifozët.

Tashmë të gjitha biletat e kësaj përballje janë shitur.

Kjo nuk është hera e parë që shiten të gjitha biletat për ndeshjet e Kosovës, pasi që nga Liga e Kombeve e deri te kualifikimet për Euro 2020, stadiumi ‘Fadil Vokrri’ çdo herë ka qenë i stërmbushur./Lajmi.net/