LAJMI I FUNDIT: Prokuroria Speciale thërret për intervistim Kurtin

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka njoftuar se Prokuroria Speciale e ka ftuar kryeministrin Albin Kurti në rolin e dëshmitarit, shkruan Lajmi.net. Sipas ftesës, Kurti duhet të paraqitet në Prokurori Speciale më 16 dhjetor 2024. Në Prokurori Speciale më herët është paraqitur edhe zyrtarja e lartë e VV-së, Dejona Mihali. Postimi:  Teksa kryeministri…

Lajme

11/12/2024 17:44

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka njoftuar se Prokuroria Speciale e ka ftuar kryeministrin Albin Kurti në rolin e dëshmitarit, shkruan Lajmi.net.

Sipas ftesës, Kurti duhet të paraqitet në Prokurori Speciale më 16 dhjetor 2024. Në Prokurori Speciale më herët është paraqitur edhe zyrtarja e lartë e VV-së, Dejona Mihali.

Postimi: 

Teksa kryeministri Kurti ndodhet në mbledhje të Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE! për të përmbyllur listën e kandidatëve për deputetë nga koalicioni LVV, Guxo dhe Alternativa në zgjedhjet e vitit 2025, nga kryeministria më njoftuan se ka ardhur një ftesë për të nga Prokuroria Speciale.

Në zgjedhjet e kaluara kishte një vendim gjyqësor i cili ia kishte pamundësuar kandidimin në garën zgjedhore të 14 shkurtit 2021, kurse tash përmes kësaj ftese po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të 2025. Qëllimi mbetet i njëjtë. Metoda ka ndryshuar. Kjo është ndërhyrje e sistemit të drejtësisë në proces zgjedhor.