Lajmi i fundit nga Italia: Guardiola në Juventus

Pas tri aventurave të suksesshme në Spanjë, Gjermani dhe së fundi Angli, duket se ka ardhur koha për të parë Pep Guardilolan në Itali, në Serie A.

Sport

08/03/2019 13:05

Një nga trajnerët më të mirë që ka pasur futbolli në histori, raportohet të ketë arritur marrëveshje verbale me Juventusin.

Luigi Guelpa, gazetar i mirënjohur në Itali, ka thënë se Pep Guardiola është një hap larg Juventusin.

“E dija që Guardiola do të ketë arritur marrëveshje verbale me Juventusin për katër vitet e ardhshme”, ka deklaruar Guelpa, përcjell ‘lajmi.net’.

“Është i njëjti person që më tha se Ronaldo po shkonte Juventusi. Do të ishte një tërmet”./Lajmi.net/