LAJMI I FUNDIT: Majlinda Kelmendi në finale të Grand Slamit në Dyseldorf

Majlinda Kelmendi ka siguruar kalimin në finale të Grand Slamit të njohur të Dyseldorfit.

Sport

22/02/2019 14:55

Krenaria jonë, ka arritur që luftën gjysmëfinale në kategorinë deri në 52 kilogramë ndaj xhudistes nga Italia, Odette Giuffrida, ta fitojë me ippon.

Kjo ishte fitorja e tretë e siguruar me ippon nga Majlinda Kelmendi në Dyseldorf.

Në betejën për të artën, Majlinda Kelmendin e pret një luftë aspak e lehtë.

Është xhudistja nga Mongolia, Sosorbaram Lkhagvasuren, që do të sfidojë xhudisten tonë./Lajmi.net/