LAJMI I FUNDIT: Gjenden nën rrënoja trupat e familjes shqiptare në Turqi

Tre viktima me origjinë shqiptare janë gjetur nën rrënoja, si pasojë e tërmetit tragjik që goditi më 6 shkurt Turqinë. Kjo është raportuar nga gazetari i Euronews, Ardit Hoxha nga Stambolli raporton se bëhet fjalë për dy prindërit dhe djalin e tyre, trupat e të cilëve janë gjetur të pajetë mëngjesin e ditës së sotme…

Lajme

08/02/2023 11:25

Tre viktima me origjinë shqiptare janë gjetur nën rrënoja, si pasojë e tërmetit tragjik që goditi më 6 shkurt Turqinë.

Kjo është raportuar nga gazetari i Euronews, Ardit Hoxha nga Stambolli raporton se bëhet fjalë për dy prindërit dhe djalin e tyre, trupat e të cilëve janë gjetur të pajetë mëngjesin e ditës së sotme dhe janë nxjerrë nga rrënojat nga ekipet e kërkim shpëtimit.

Ata janë gjetur në qytetin e Kahramanmarash një nga zonat më të prekura nga tërmeti tragjik. Deri më tani nuk bëhet me dije identiteti i tyre.

Numri i viktimave të tërmetit shkatërrimtar që goditi Turqinë dhe Sirinë është më shumë se 9500 persona.

Shifra ende nuk është përfundimtare, sepse në të dyja vendet ka ende shumë njerëz të bllokuar nën rrënojat e mijëra ndërtesave që ranë për shkak të magnitudës 7.9 ballë të tërmetit.

Pas tërmetit që zgjati më shumë se dy minuta, Turqia është goditur edhe nga tërmete të tjera të fuqishme. Në Turqi, mbi 11.300 ndërtesa janë shembur në shtatë provinca të ndryshme, duke prekur kryesisht qytetet Adana, Gaziantep, Sanliurfa, Diyarbakir, Iskenderun dhe Adiyaman.

Një gjendje e jashtëzakonshme tre mujore është shpallur në Turqi nga presidenti Recep Tayyip Erdogan në 10 provincat më të prekura nga tërmeti. Vendet në mbarë botën po dërgojnë mbështetje për të ndihmuar ekipet e kërkime shpëtimit.