MPJ e Xhamajkës sqaron gjithçka për lajmi.net: S’kemi marrë vendim për çështjen e Kosovës

Nga ministria e Punëve të Jashtme e Xhamajkës kanë folur për situatën e fundit të krijuar lidhur me njohjen e Kosovës, dhe publikimit të lajmit se tashmë ka ndodhur një gjë e tillë.

Lajme

22/02/2020 23:49

Një email që ka ardhur përmes postës elektronike në lajmi.net, pasi që redaksia ka kërkuar përgjigje, nga MPJ e Xhamajkës kanë thënë se ata janë njoftuar për raportimet për njohjen e Kosovës, mirëpo çështje të tilla janë në rishikim të vazhdueshëm nga Qeveria xhamajkane, shkruan lajmi.net.

Në këtë kontekst, ata kanë thënë se nuk kanë marrë ndonjë vendim në lidhje me këtë çështje.

“Ministria e Punëve të Jashtme e Xhamajkës, është njoftuar për raportimet për njohjen e Kosovës si shtet të pavarur. Çështje si këto janë në rishikim të vazhdueshëm nga Qeveria e Xhamajkës. Sidoqoftë, deri më tani Xhamajka nuk ka marrë ndonjë vendim në këtë çështje. Prandaj është për të ardhur keq që një keqkuptim në lidhje me pozicionin e Xhamajkës mund të ketë ndodhur”, kanë thënë nga MPJ e Xhamajkës, saktësisht nga Delona Flemming, përgjegjëse për media në MPJ-në e Xhamajkës.

Përgjigjen e plotë mund ta shihni më poshtë: