LAJMI I FUNDIT: Familja e Astrit Deharit dhe Dardan Molliqaj i drejtohen opinionit

15:51 | 11 Nentor 2016

Familja e aktivistit tashme të ndjerë Asrtrit Dehari do t’u drejtohet sot medieve pas shumë deklarimeve rreth vdekjes së djalit të tyre.

Familja Dehari ka vendosur që t’i drejtohet opinionit pas rreth një jave që kur biri i tyre ka ndërruar jetë.

Të pranishëm në konferencën për media e cila është lajmëruar që do të mbahet në orën 16:30 do të jenë edhe autoritete e Lëvizjes Vetëvendosje Dardan Molliqaj dhe Sami Kurteshi. Konferenca do të mbahet tek restorant “Vila Panorama”, në Zllatar të Prishtinës. /Lajmi.net/