Lajmi i fundit: Çfarë po ndodh të Peja? Trajneri Bas jep dorëheqje

Pavarësisht që erdhi në krye të Pejës me 3 janar 2021, trajneri turk, Semsettin Bas ka dhënë dorëheqje nga klubi.

Sport

12/01/2021 13:21

Ishte vendimi i trajnerit që të largohet, derisa në njoftimin e Pejës thuhet se ka qenë për arsye personale dhe familje, shkruan lajmi.net.

Tani përkohësisht në postin e trajnerit do rikthehet Petrit Zeqiri.

Njoftimi i plotë i Pejës pa ndërhyrje:

“Trajneri Bas jep doreheqje!

Mbreme trajneri Bas me keqardhje ka informuar Klubin per vendimin e tij per te mos vazhduar punen e nisur vetem dy jave me heret. Arsyet jane familjare dhe private te trajnerit.

Klubi eshte duke shiquar qe te zevendesoj trajnerin Bas ne ditet ne vazhdim e deri atehere Petrit Zeqiri rikthehet si ushtrues detyre”, shkruhej në komunikatë./Lajmi.net/