Lajmëron të atin në polici sepse nuk ia dha kulaçin e pites
I ati nuk e kishte lejuar të birin e tij që ta marrë kulaçin e pites. Djali i mllefosur kishte lajmëruar policinë. Ky është një problem i rrallë familjar që ka ndodhur në një fshat në Mitrovicë të enjten rreth orës 20:00.
Lajme
Kulaçi i pites kishte qenë shkaktar i një mos marrëveshje familjare në fshatin Bajgorë të Mitrovicës.
Gjithçka kishte ndodhur kur familjarët pasi ishin ulur për të ngrënë darkë, babai nuk e kishte lejuar të birin ta marrë kulaçin e pites, ndërsa ky i fundit, nga mllefi kishte thirrur policinë, raporton KosovaPress.
Mësohet se përveç konfliktit verbal, nuk ka pasur të lënduar.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahit.
“Policia është përgjigjur në një thirrje rreth një mosmarrëveshje familjare që ka ndodhur në njërin nga fshatrat më të largëta të Mitrovicës, mirëpo problemi familjar nuk kishte elemente për të iniciuar procedurë të kundërvajtës ose penale”, ka thënë Zahiti.