Lajme jo të mira për Lakers, Nunn mund të mos debutojë në vitin 2021

17:17 | 8 Dhjetor 2021

Los Angeles Lakers kanë mbetur prapa këtë sezon si pasojë e lëndimeve dhe një lajm i hidhur vjen pikërisht për lëndimet, specifikisht për Kendrick Nunn.

Lakers nënshkruanin me Nunn në një kontreatë dy vjeçare, dhe ai pritej të kishte një rol kyç nga banka këtë sezon.

Për fat të keq, Nunn dëmtoi gjurin e djathtë dhe akoma nuk ka luajtur në sezonin e rregullt me Lakers.

Sipas ‘Lakersnation’, Nunn mund të mos bëjë fare debutimin e tij këtë vit kalendarik, transmeton lajmi.net.

Në anën tjetër, Trevor Ariza ka bërë diçka më mirë, duke u kthyer në stërvitje aktive.

Frank Vogel megjithatë nuk po bën kalkulimet për Nunn për këtë vit, duke thënë se nuk mbanë shpresa që ai të aktivizohet. /Lajmi.net/