Lajm i zi për sportin: Ndërron jetë notari 26 vjeçar

Bota e sportit është duke marrë në vazhdimësi lajme të hidhura.

Sport

20/03/2019 13:37

Viti 2019 ka filluar me vdekjen e sportistëve, ndërsa raste të tilla po vazhdojnë ndër muaj.

Së pari ishte Emiliano Sala, ai që ndërroi jetë, pasi aeroplani më të cilin po udhëtonte u rrëzua në brigjet e Anglisë, ndërsa tani është një notar që ka vdekur, përcjell lajmi.net.

Notari nga Australia, Kenneth To, ka ndërruar jetë në moshën 26-vjeçare.

Sipas raportimeve të medivae të huaja, notari fillimisht ishte ndjerë keq, duke u dërguar në spital edhe ku kishte ndërruar jetë.

Ai gjendej në një kamp trajnues në Florida ku po stërvitej për ta përfaqësuar Hong Kong-un në lojërat olimpike të Tokios që mbahen vitin e ardhshëm.

To, i cili ishte rritur në Sidney pasi ishte shpërngulur në Australi si dyvjeçar, kishte garuar për Australinë në kampionatet botërore 2011, 2013, 2014 si dhe në garat e Commonwealth-it në Glasgoë, duke fituar dy medalje argjendi, madje. /Lajmi.net/

YouTube player