Lajm i tmerrshëm për Abrashin, këputë ligamentin e gjurit

Abrashi ka këputur ligamentin e kryqëzuar në gjurin e djathtë.

Sport

13/03/2018 17:11

Amir Abrashit iu desh të linte fushën e lojës në minutën e 29-të, në ndeshjen e kësaj fundjave ndaj Hertës së Berlinit, për shkakun e një dëmtimi.

Një kontroll më i detajuar në fillim të kësaj jave, ka zbuluar më mirë dëmtimin e tij.

Abrashi ka këputur ligamentin e kryqëzuar në gjurin e djathtë.

Mesfushori do t’i duhet t’i nënshtrohet një operacioni.

Ai ka qenë një pikë kyçe për formacionin e Frajburgut, dhe rikthimi i tij, pas këtij dëmtimi, duket se do të jetë i largët.

Një vlerë e humbur edhe për formacionin e Panuçit, në miqësoren që do të zhvillohet në fund të marsit me Norvegjinë.