Lajm i rëndësishëm nga Lojërat Olimpike Dimërore

Organizuar nga Komiteti Olimpik i Sllovenisë, drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Besim Hasani dhe sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, kanë marrë pjesë në takimin e presidentëve dhe sekretarëve të Komiteteve Olimpike të Evropës Qendrore dhe Juglindore.

Sport

11/02/2018 10:37

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se takimi u organizua në PyeongChang të Koresë së Jugut, ku po mbahen Lojërat e 23-ta Olimpike Dimërore, transmeton Koha.net.

Të pranishëm ishin edhe presidenti i Komitetit Olimpik të Evropës, Janez Kocijançiq, si dhe ministrja për Edukim, Shkencë dhe Sport e Sllovenisë, Maja Makovec Brençiq.

KOK-u thotë se gjatë takimit u bisedua për Lojërat Olimpike Dimërore, për bashkëpunimin mes Komiteteve të Evropës Qendrore dhe Juglindore në të ardhmen.

Kosova po merr pjesë në LOD PyeongChang 2018, për herë të parë që prej anëtarësimit të KOK-ut në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, më 9 dhjetor 2014.