Lajm i mrekullueshëm, ja çfarë ka ndodhur me Fergusonin
Sir Alex Ferguson ka filluar të shfaq shenja të përmirësimit pas operacionit urgjent në tru.
Sport
Sir Alex Ferguson është zgjuar nga koma.
Mediat angleze raportojnë se ish menaxheri i Man Utd ka filluar të shfaq shenja të përmirësimit pas operacionit urgjent në tru.
Nga informacionet që vijnë nga Anglia mësohet se 76-vjeçari ka mundur madje edhe të komunikojë me familjarët e tij, lajm që gëzon pa masë të gjithë komunitetin e futbollit, që pret me padurim shërimin e skocezit.
Mjekët janë optimistë për periudhën pas operacionit, madje janë shprehur të bindur në rikuperimin e plotë të shëndetit të Ferguson.
Ai u godit nga hemorragjia cerebrale kur ishte në banesën e tij, ndërsa të shtunën iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në Royal Hospital në Salford, që ishte e nevojshme për t’i shpëtuar jetën.