Lajm i mirë për Arsenal, Partey afër rikthimit nga lëndimi
Thomas Partey pritet të kthehet shumë shpejtë nga lëndimi i tij.

Sport
Partey i ka munguar skuadrës së Arsenal në disa ndeshje shumë të rëndësishme së fundmi, kur ‘Gunners’ po luftojnë për një vend në top katërshe.
28 vjeçari ka bërë së fundmi një postim në rrjetet sociale ku ka paralajmëruar rikthimin e shpejtë, përcjell lajmi.net.
“Tom x Tom së shpejti”, ka komentuar Partey, duke aluduar në kombinimin Thomas Partey x Tomiyasu.
Mesfushori beson se ai do të jetë gati për lojë përsëri para fundit të këtij sezoni.
Rikthimi i Partey do të ishte ndihmë e madhe për mesfushën e Arsenal dhe për trajnerin Mikel Arteta. /Lajmi.net/