Lajm i mirë nga stërvitja e Kosovës: Kololli e Kryeziu po stërviten me grupin

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon përgatitjet e saja për eliminatoret e Euro 2020.

Sport

23/03/2019 16:38

Dardanët ndeshjen e radhës do ta luajnë kundër kombëtares së Bullgarisë, para tifozëve të vet në ‘Fadil Vokrri’.

Për këtë ndeshje, dyshime të mëdha kishte mbi Hekuran Kryeziun dhe Benjamin Kolollin, të cilët nuk u paraqitën në ndeshjen e parë.

Por, në stërvitjen që po mbahet momentalisht në ‘Fadil Vokrri’, lojtarët po stërviten së bashku me grupin, shkruan lajmi.net.

Se sa është në rregull gjendja e Kryeziut tregon edhe një fotografi ku ai shihet duke e mbajtur në shpinë gjigantin Vedat Muriqi.

Shpresojmë se të dy yjet e Kosovës do të jenë të gatshëm  të japin maksimumin në ndeshjen e parë të eliminatoreve, kundër Bullgarisë. /Lajmi.net/