Lajm i mirë nga juglindja, shërohen 3 rastet e para të regjistruara me koronavirus në Korçë

Tre pacientë janë shëruar në Korçë pasi ishin prekur nga koronavirusi.

Lajme

02/04/2020 13:54

Bëhet fjalë për 3 pacientët e parë që u regjistruan në juglindje, një menaxher lokali dhe një çift të moshuarisht.

Drejtori i spitalit të Korçës, Litian Broka bën me dije lajmin dhe tashmc 3 rastet e para në Korçë janë rikuperuar. Madje sipas tij një prej të moshuarve kishte sëmundje respiratore por në fund ja doli. Broka ka dhe një falenderim epik dhe për doktorin Pëllumb Pipero, transmeton Balkanweb.

STATUSI I LITIAN BROKËS

Lajmi i dyte i mire per qytetaret e Korces, edhe cifti i pensionisteve Yzedini 79 vjet dhe Sanija 78 vjet, lene sot Spitalin Infektiv te sheruar plotesisht nga Covid 19.

Shqetesimi per Yzedinin ishte i madh pasi vuante nga semundje respiratore por ja doli  fale trajtimit me kujdes ne Spitalin Rajonal te Korces dhe inpenjimit te mjekeve te Spitalit Infektiv
Edhe nje here faleminderit gjithe stafit mjeksor ?
Flmeminderit Dr. Pellumb Pipero per telefonatat pozitiveve  ne keto dy dite dhe punen e pa lodhur ne front kunder Corona Virusit ?
Do te them dicka ne zhargonin Korcar ” te lutem kete dore mbaj”