Lajm i mirë: Fituesi i Kupës së Kosovës këtë sezon fillon garën në Conference League nga raundi i dytë
Suksesi i Ballkanit në raundet e parakualifikuese të Conference League duhet t’u gëzohen edhe skuadrat tjera të Superligës së Kosovës. Suharekasit, falë performancave fantastike në këto sfida, kanë arritur hiç më pak sesa në fazën play-off të Conference League. E i tërë ky sukses është përkthyer në një lajm të mirë edhe për rivalët e…

Sport
Suksesi i Ballkanit në raundet e parakualifikuese të Conference League duhet t’u gëzohen edhe skuadrat tjera të Superligës së Kosovës.
Suharekasit, falë performancave fantastike në këto sfida, kanë arritur hiç më pak sesa në fazën play-off të Conference League.
E i tërë ky sukses është përkthyer në një lajm të mirë edhe për rivalët e tyre brenda ligës.
Suksesi i Ballkanit i mundëson fituesit të Kupës së Kosovës që sezonin e ardhshëm aventurën në Conference League ta nis nga raundi i dytë kualifikues, transmeton lajmi.net.
Të paktën kështu raporton gazetari Arbon Flugaj.
Kjo pasi për momentin, Superliga e Kosovës renditet e 33-ta në koeficientët e ligave evropiane
Në Conference League, shtetet e renditura nga vendi 21 deri në 41 i dërgojnë fituesit e Kupave me automatizëm në raundin e dytë
Nënkampionët e Superligës do nisin garat nga rrethi i dytë në atë moment kur kampionati ynë arrin të rangohet si i 29-ti.
Shtetet e renditura nga pozitat 13-28 e dërgojnë edhe vendin e tretë direkt në raundin e dytë. /Lajmi.net/