Lajm i madh për tifozët e Inter: Icardi kthehet në stërvitje

Sulmuesi i Inter, Mauro Icardi është kthyer në stërvitjet e skuadrës.

Sport

21/03/2019 13:30

Pas gjashtë javëve mungesë, duket se Icardi dhe drejtuesit e skuadrës kanë arritur të gjejnë paqen.

‘ANSA” raporton se Icardi u stërvit me shokët e skuadrës në ‘Appiano Gentile’ për herë të parë pas 13 shkurtit, transmeton lajmi.net.

Argjentinasi që atëherë nuk ka luajtur asnjë ndeshje me skuadrën, madje i është marrë edhe shiriti i kapitenit.

Icardi pritet që të ftohet për ndeshjen e radhës, që skuadra e tij e luan kundër Lazios, më 31 mars, në kuadër të Serie A. /Lajmi.net/