Lajm i madh për Shqipërinë

Shqipëria ka shanse për të qenë një vazo më lart për shortin e radhës që do të zhvillohet për Botërorin ‘Rusia 2018’.

Sport

28/04/2015 10:21

Paraqitjet e Kombëtares shqiptare në eliminatore për “Euro 2016″ kanë bërë që kuqezinjtë të fitojnë pikë dhe shanse për të qenë një vazo më lart për shortin e radhës që do të zhvillohet për Botërorin ‘Rusia 2018’.

Shorti do të hidhet në Rusi, më 25 korrik, ndërkohë që eliminatoret do të nisin në shtator të vitit 2016, raporton Panorama Sport.

Grupet janë me 6 skuadra dhe duke qenë në vazon e katërt, Shqipëria ka mundësinë që të ketë të paktën dy skuadra më të lehta (në letër) në grupin e saj.

Shqipëria ka shanse që të mund të kualifikohet edhe në Europianin e Francës, nëse ecuria në ndeshjet e mbetura do të jetë kaq pozitive sa në gjysmën e parë të këtyre kualifikueseve