Lajm i madh për Realin

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema ka kompletuar pa problem seancën e sotme stërvitore dhe pritet të jetë në dispozicion për ndeshjen kundër Valencias, të shtunën.

Sport

07/05/2015 15:40

Real Madrid ka marrë një lajm fantastik nga seanca e sotme stërvitore.

Sulmuesi Karim Benzema është stërvitur pa probleme, pas lëndimit të gjurit javë më parë e që e la jashtë fushës në ndeshjet e fundit.

Ylli francez i ka munguar gjigantit madrilen në javët e fundit por pritet të rikthehet në ekip për duelin e ardhshëm me Valencian të shtunën në kuadër të La Ligës.

Ai po ashtu do të jetë i gatshëm për lojë për ballafaqimin me Juventusin në Santiago Bernabeu të mërkurën, në ndeshjen e kthimit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.