Lajm i madh nga Brazili, Neymar në Serie A

E ardhmja e Neymarit mund të jetë befasisht në Serie A.

Sport

20/08/2019 08:04

Neymar do të largohet nga Paris Saint-Germain në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.

Por, një lajm i befasishëm vjen nga Brazili.

“Globoesporte” raporton se ylli i PSG-së mund të transferohet në Serie A, transmeton lajmi.net.

Juventus është i gatshëm të paguajë 100 milionë euro si dhe të ofrojë shërbimet e Paulo Dybalas për të sjellë Neymarin në Torino.

Reprezentuesi brazilian kërkohet edhe nga Barcelona dhe Real Madrid. /Lajmi.net/