Lajm i keq për Shaqirin para ndeshjes me Napolin

Xherdan Shaqiri është duke kaluar një periudhë të komplikuar te skuadra e Liverpoolit.

Sport

17/09/2019 10:34

Xherdan Shaqiri është duke kaluar ditë të vështira te skuadra e Liverpoolit.

Mesfushori kosovar ka hapësirë shumë të kufizuar për lojë në formacionin e menaxherit Jurgen Klopp.

Ai nuk ka qenë titullar në ndeshjet e para të sezonit të ri në Premierligë.

Kurse, sipas mediave angleze ai do të jetë rezervist edhe në duelin e parë të edicionit të ri të Ligës së Kampionëve, sonte kundër Napolit, transmeton lajmi.net.

Ky është formacioni i mundshëm i Liverpoolit për takimin në San Paolo.

Liverpool (4-3-3): Adrian; Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson; Fabinho, Henderson, Milner; Salah, Mane, Firmino. /Lajmi.net/