Lajm i keq për Real Madridin, dënohet Ramos

“Mundo Deportivo” shkruan se kapiteni Sergio Ramos do të dënohet me dy ndeshje moslojë për veprimet e tij në takimin e fundit.

Sport

13/04/2018 07:22

Real Madrid u kualifikua në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve pas ndeshjes dramatike ndaj Juventusit.

Por, skuadra madrilene mund të marrë një lajm të keq për fazën tjetër të garës.

“Mundo Deportivo” shkruan se kapiteni Sergio Ramos do të dënohet me dy ndeshje moslojë për veprimet e tij në takimin e fundit.

Ramos ishte i suspenduar por prapë zbriti në bankinën e ekipit që mund t’i sjellë dënimin për takimin e radhës, përcjell “lajmi.net”.

Kurse, ai rrezikon të dënohet edhe me një ndeshje tjetër moslojë pas fjalosjes me trajnerin e Juventusit, Massimiliano Allegri. /Lajmi.net/

YouTube player