Lajm i keq për Milanin, skuadra e madhe e Premierligës kërkon Donnarumman

Largimi i mundshëm i Thiabut Courtois nga Chelsea ka bërë që këta të fundit të nisin të mendojnë për zëvendësimin.

Sport

19/07/2018 20:26

Portieri belg po refuzon të sqarojë të ardhmen e tij, ku lidhet me një kalim te Real Madrid në Spanjë.

Kjo situatë ka shtyrë Chelsean të mendojë për pasuesin e tij.

‘Evenin Standard’ raporton se portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma, është në listën e Chelsea si pasues i Courtois.

Te transferimi i Donnarummas te Chelsea mund të ndikojë edhe trajneri i ri, italiani Maurizio Sarri./Lajmi.net/