Lajm i keq për Houston, Gerald Green mund të humb sezonin

Houston Rockets kanë mësuar një lajm shumë të keq lidhur me yllin e tyre, Gerald Green.

Sport

15/10/2019 20:31

Green ka pësuar një dëmtim shumë të rëndë, në fazën parasezonale të NBA.

Ylli i NBA mund t’i mungojë skuadrës së Rockets për gjithë sezonin e ardhshëm, sipas Shams Charania, transmeton lajmi.net.

Rockets besojnë se thyerja e këmbës së Green është shumë më e rëndë sesa ishte pritur në fillim.

Mbetet të shihet nëse lojtari do ta humb gjithë sezonin ose do të arrijë të rikuperohet për fazën e fundit. /Lajmi.net/