Lajm i keq për Barcelonën pas shortit në Ligën e Kampionëve

“Mundo Deportivo” raporton se skuadra katalane nuk është aspak e lumtur që edhe në rast se tejkalon pengesën e quajtur Manchester United, përsëri e pret mundësia e një tjetër dueli të madh në gjysmëfinale.

Sport

15/03/2019 13:48

Barcelona do të takohet me Manchester United në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Skuadra e Leo Messit do të luajë ndaj “Red Devils” për një vend në gjysmëfinale të garës.

Por, tifozët e ekipit nga Camp Nou nuk janë ndarë shumë të kënaqur me epilogun e shortit të sotëm në Nyon.

“Mundo Deportivo” raporton se skuadra katalane nuk është aspak e lumtur që edhe në rast se tejkalon pengesën e quajtur Manchester United, përsëri e pret mundësia e një tjetër dueli të madh në gjysmëfinale, përcjell lajmi.net.

Fituesi i Barcelona – Man Utd në gjysmëfinale do të ndeshet me skuadrën e kualifikuar nga ballafaqimi Porto – Liverpool. /Lajmi.net/