Lajm i keq për Barcelonën, ky klub dëshiron ta transferojë Umtitin

Manchester United vazhdon të jetë i interesuar për transferimin e Samuel Umtitit nga Barcelona.

Sport

01/05/2018 09:36

Samuel Umtiti ka ofertë për largim nga Barcelona.

Mbrojtësi francez ka qenë një prej futbollistëve më të mirë të ekipit katalan në sezonin ku skuadra triumfoi në Copa del Rey dhe La Ligë.

“Sport.es” raporton se Manchester United vazhdon të jetë i interesuar për transferimin e tij, përcjell “lajmi.net”.

Umtiti ende nuk e ka konfirmuar qëndrimin e tij te Barcelona për sezonin e ri. /Lajmi.net/