Lajm fantastik për Kosovën, ylli i skuadrës kthehet në stërvitje

Kosova ka marrë një lajm të mirë para ndeshjeve të ardhshme kualifikuese për Euro 2020.

Sport

19/09/2019 15:20

Hekuran Kryeziu është rikthyer sot në stërvitje, gjashtë muaj pas lëndimit të rëndë të gjurit, ka njoftuar klubi i Zurichut.

Rikuperimi i tij është lajm i mrekullueshëm për Kosovën para ndeshjeve të ardhshme kualifikuese për Euro 2020, transmeton lajmi.net.

Kryeziu i këputi ligamentet e gjurit në një ndeshje me klubin në muajin prill dhe u detyrua t’iu nënshtrohet operimit.

Pas gjashtë muajve pa e shkelur fushën e gjelbër, kosovari tani është rikthyer për t’u rikuperuar plotësisht duke u stërvitur individualisht në qendrën stërvitore të Zurich. /Lajmi.net/