Lajm fantastik për Juventusin para ndeshjes me Ajaxin

Juventus është duke u përgatitur për ndeshjen e dytë ndaj Ajaxit në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Sport

15/04/2019 19:28

Ndeshja e parë përfundoi 1 me 1, gjersa Juvetnus do ta kërkojë kalimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në Allianz Stadium.

‘Zonja e Vjetër’ ka marrë një lajm fantastik para ndeshjes së kthimit ndaj Ajaxit, pasi Cristiano Ronaldo duket se është i gatshëm, përcjell lajmi.net.

“Gati, të shkojmë”, ka shkruar portugezi në profilin e tij zyrtar në Instagram.

Ronaldo kishte pësuar një lëndim gjatë ndeshjes ndërkombëtare me Portugalinë, gjersa tani është i rikuperuar plotësisht, edhe pse luajti në ndeshjen e parë, ku edhe shënoi golin e epërsisë. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BwSGxgngGAW/?utm_source=ig_embed&utm_medium=loading