Lajm fantastik për Barcelonën

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri gjithmonë është eliminuar në ballafaqimet me Barcelonën në Ligën e Kampionëve, në kohën kur ishte në drejtim të Milanit.

Sport

14/05/2015 17:38

Barcelona dhe Juventus do të ndeshen në finalen e Ligës së Kampionëve.

Dhe, ende pa filluar sfida gjiganti katalan ka një lajm fantastik.

Trajneri i Bianconerëve, Massimiliano Allegri kurrë nuk i ka eliminuar ata në duelet paraprake në kuadër të garës elite të klubeve evropiane.

Allegri si trajner i Milanit u ndesh me Barcelonën në tetë ballafaqime dhe ka bilanc prej një fitore, tre barazime e katër humbje.

Rezultate që kanë sjellë tri eliminime. Por, ai do të shpresojë që kësaj radhe të triumfojë ndaj tyre me Juventusin në Berlin.