Lajm fantastik për Arsenalin, rikthehet super lojtari

Arsenal ka marrë një lajm fantastik.

Sport

19/03/2019 17:23

Arsenal mundet shumë shpejtë të llogarisë në shërbimet e Hector Bellerin.

Mbrojtësi spanjoll kishte pësuar një lëndim në fitoren 2 me 0 ndaj Chelsea, ndërsa ai është shumë afër të rikthehet.

Kreu i stafit mjekësor te Arsenali, Des Ryan, ka bërë të ditur se Bellerin do të rikthehet shumë në skuadër, por do të jetë edhe më i fuqishëm.

“Ai është duke punuar shuam  që të rikthehet në fushë dhe po bën një punë të madhe”, tha fillimisht mjeku kryesor i skuadrës londineze, transmeton lajmi.net.

“Është për tu befasuar, por unë them që ai do të kthehet edhe më i fortë se më parë, andaj mund të befasoheni me rikuperimin e tij të shpejtë.”, ka shtuar më tej Ryan. /Lajmi.net/