Lajm aspak i mirë për Gonzao Higuain

Maurizio Sarri duket se nuk i beson Gonzalo Higuainit.

Sport

17/03/2019 23:54

Pas humbjes nga Evertoni në Premeirligë, Maurizio Sarri po mendon për disa ndryshime në formacionin e tij te Chelsea.

Trajneri italian duket se do ta lë në stol Gonzalo Higuainin, pasi ky i fundit nuk po arrin ta gjej veten në Londër.

“Në këto momente, po natyrisht, ai është duke hasur në probleme që të shënoj gola”, tha Sarri pas ndeshjes për argjentinasin, përcjell lajmi.net.

“Sot ai kishte disa mundësi, ai mund të bëjë më shumë.

“Ai ka nevojë që të zhvillohet më shumë psikologjikisht dhe mendërisht, andaj unë besoj se ai e di këtë gjë.”, ka shtuar më tej italiani.

Nëse Higuain vazhdon me këtë formë, atëherë Chelsea nuk do ta ushtrojë të drejtën për ta blerë kartonin e tij nga Juventusi, gjersa është në huazim deri në fund të këtij sezoni. /Lajmi.net/