Të Infektuar: 103.480

Të Shëruar: 90.328

Të Vdekur: 2.118

Lajçakut ia shtrojnë tepihun e kuq me dokumentet që duhen për të marrë vizë

18:54 | 2 Mars 2021

Emisarit Special të BE-së, Miroslav Lajçak i është shtruar një tepih i kuq me dokumentet që kosovarët duhet të plotësojnë për të aplikuar për vizë schengen.

Një grup aktivistësh kanë renditur dokumentet mbi një tepih të kuq para hyrjes së Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

Diplomati sllovak po qëndron nga dje në Prishtinë ku është takuar me përfaqësuesit politikë në vend, ku fokus i diskutimit ka qenë dialogu me Serbinë.

Nesër Lajçak do të udhëtojë për në Serbi dhe më pastaj në Malin e Zi për të përfunduar vizitën në Ballkanin Perëndimor. /Lajmi.net/