Lajçak takon presidentin gjerman, diskutohet për Ballkanin Perëndimor

Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar sot presidentin gjerman, Frank Walter Steinmeier.

Lajme

05/05/2022 12:08

Me këtë rast, Lajçak tha se me Steinmeier patën diskutime frymëzuese për Ballkanin Perëndimor.

“Mirënjohës për një mundësi tjetër për t’u takuar me presidentin Steinmeier si dhe për një diskutim frymëzues për Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë”, deklaroi Lajçak.

Ndryshe emisari Lajçak udhëtoi së fundi drejt Gjermanisë për shkak të thirrjes së kancelarit gjerman, Olaf Scholz për të takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti si dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Pas takimit që Scholz pati me Kurtin dhe Vuçiq ,më pas të dy zhvilluan një darkë joformale bashkë me emisarin Lajçak./Lajmi.net/