Lajçak takohet me Vuçiq, tregon temat kyçe për të cilat u diskutua në Beograd

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak sot ka qëndruar në Serbi. Me këtë rast, Lajçak është takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Kjo është bërë e ditur nga Lajçak, ku tha se me Vuçiq ka diskutuar për rrugën përpara në lidhje me normalizimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve. Lajçak po…

Lajme

05/12/2022 19:27

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak sot ka qëndruar në Serbi.

Me këtë rast, Lajçak është takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Kjo është bërë e ditur nga Lajçak, ku tha se me Vuçiq ka diskutuar për rrugën përpara në lidhje me normalizimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve.

Lajçak po ashtu theksoi se në këtë takim është diskutuar edhe për çështjen e personave të zhdukur.

“Në Beograd sot diskutova rrugën përpara për normalizimin e marrëdhënieve si vazhdim i takimeve të fundit të dialogut. Ne folëm edhe për çështje aktuale, duke përfshirë edhe kthimin e serbëve të Kosovës në institucione të Kosovës, Udhërrëfyesin e Energjisë si dhe personat e zhdukur”,shtoi ai.

Ndryshe Lajçak pritet që nesër të qëndrojë në Kosovë, meqë rast do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti./Lajmi.net/