Lajçak takohet me Sekretarin spanjoll të Shtetit për BE, diskutohet edhe për dialogun Kosovë-Serbi

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka njoftuar se në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror është takuar me Sekretarin e Shtetit të Spanjës për BE, Fernando Mariano Sampedro Marcos. Lajçak përmes një postimi në platformën “X”, u shpreh se me të i zhvilloi “konsultimet e rregullta me shtetet anëtare…

Lajme

04/07/2024 10:32

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka njoftuar se në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror është takuar me Sekretarin e Shtetit të Spanjës për BE, Fernando Mariano Sampedro Marcos.

Lajçak përmes një postimi në platformën “X”, u shpreh se me të i zhvilloi “konsultimet e rregullta me shtetet anëtare të BE-së”, por u diskutua edhe për dialogun Kosovë-Serbi e çështje tjera të Ballkanit Perëndimor.

“Ne patëm një diskutim të gjerë dhe të dobishëm rreth Dialogut dhe çështjeve më të gjera të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Lajçak. /Lajmi.net/

In the margins of @wef and @ecfr events in Madrid, I met with Fernando Mariano Sampedro Marcos, 🇪🇸 State Secretary for 🇪🇺, to continue my regular consultations with EU Member States. We had an extensive and useful discussion about the Dialogue and broader Western Balkans issues. pic.twitter.com/MwfZPg4sqQ