Të Infektuar: 4307

Të Shëruar: 2095

Të Vdekur: 94

Lajçak pritet që në qershor të vizitojë Prishtinën dhe Beogradin për marrëveshje pa territore

15:51 | 4 Qershor 2020

Kështu thonë burimet diplomatike europiane të televizionit publik serb RTS.

I Dërguari Special i BE-së për Dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit, Miroslav Lajçak, planifikon të vizitojë Prishtinën dhe Beogradin në qershor në mënyrë që të përgatitet për vazhdimin e dialogut midis dy palëve.

Kështu thonë burimet diplomatike europiane të televizionit publik serb RTS.

“Në Bruksel, ata presin që dialogu të vazhdojë “pa vonesë” dhe deklarojnë se arritja e një marrëveshje përfundimtare është çështje muajsh, jo me vite. Ndryshimi i kufijve nuk ka mbështetjen e rajonit dhe BE-së dhe nuk është një opsion që mund të jetë një zgjidhje për mosmarrëveshjen midis Beogradit dhe Prishtinës, sipas burimeve evropiane të informuara gjatë dialogut”, thotë mediumi.

“Takimi i parë në dialog mund të mos zhvillohet në qershor, por është e sigurt që do të mbahet në Bruksel, me ndërmjetësimin e BE-së dhe se do të përqendrohet në dy qëllime kryesore – zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani dhe arritjen e një marrëveshje përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve të Beogradit dhe Prishtinës”, tha një zyrtar i lartë i BE.

Ai vlerësoi se nuk do të duhen vite për të arritur një marrëveshje përfundimtare, me gatishmërinë e të dy palëve, por se është e mundur të arrihet kjo në “disa muaj”, njofton Klan Kosova.