Lajçak pas takimit me Kurtin: Nesër presim marrëveshje
Përfaqësuesi Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka folur pas takimit që ka pasur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ai ka thënë se takimet e veçanta me Kurtin dhe Aleksandër Vuçiqin janë tashmë normale dhe përgatitore. “I kam takuar Kurtin dhe Vuçiqin ndaras, për të diskutuar paraprakisht dhe për t’i përgatitur për takimin e…

Lajme
Përfaqësuesi Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka folur pas takimit që ka pasur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Ai ka thënë se takimet e veçanta me Kurtin dhe Aleksandër Vuçiqin janë tashmë normale dhe përgatitore.
“I kam takuar Kurtin dhe Vuçiqin ndaras, për të diskutuar paraprakisht dhe për t’i përgatitur për takimin e nesërm. Presim marrëveshje nesër, jo finale natyrisht, do të ishte shumë naive të shpresonim atë”, ka thënë Lajçak për Kanal10.
I pyetur nëse do t’i kërkohet Kurtit që të shtyjë vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat, Lajçak i është drejtuar gazetarit duke buzëqeshur me fjalët “po bën shumë pyetje”.