Lajçak flet “i alarmuar” pas takimit me Kurtin: Jemi të shqetësuar për veriun
Emisari Special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka folur pas takimit që ka pasur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendësin e tij, Besnik Bislimi, takim ky ku prezent ishte edhe i dërguari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar. Në një postim në Twitter, Lajçak ka thënë se janë thellësisht të shqetësuar për situatën…

Lajme
Emisari Special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka folur pas takimit që ka pasur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendësin e tij, Besnik Bislimi, takim ky ku prezent ishte edhe i dërguari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar.
Në një postim në Twitter, Lajçak ka thënë se janë thellësisht të shqetësuar për situatën në veri e cila duhet të deeskalohet sa më shpejtë, shkruan lajmi.net.
“I dërguari Escobar dhe unë u takuam me kryeministrin Kurti dhe zëvendësin Besnik Bislimi. Jemi thellësisht të shqetësuar për situatën në veri dhe bëjmë thirrje për deeskalim të menjëhershëm në terren, zgjedhje të parakohshme me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës dhe kthim në Dialog për normalizim”, tha ai. /Lajmi.net/
🇺🇸 DAS Escobar and I met with PM @albinkurti and first DPM @BislimiBesnik. We are deeply concerned about the situation in the north and call for immediate de-escalation on the ground, early elections with the participation of Kosovo Serbs and return to Dialogue on normalisation. pic.twitter.com/Ouc2eQHXDn
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) June 6, 2023